E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ushqimi i rrugës ‘i mori më qafë’, vdesin 4 persona në Turqi
Bota

Ushqimi i rrugës ‘i mori më qafë’, vdesin 4 persona në Turqi

Një udhëtim familjar ka përfunduar në mënyrë dramatike në Stamboll, ku një çift dhe dy fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa autoritetet turke flasin për një rast të fortë të dyshuar helmimi ushqimor. Policia ka vënë në pranga 11 persona, mes tyre tregtarë të ushqimit të rrugës dhe persona që dyshohet se furnizonin me produkte ushqimore.

Familja kishte mbërritur në Turqi më 9 nëntor, pasi ishin nisur nga Hamburgu i Gjermanisë për të kaluar disa ditë pushime. Viktimat janë identifikuar si Çigdem Boceck, 27 vjeçe, bashkëshorti i saj Servet, 38 vjeç, si dhe dy fëmijët e mitur, Masal 3 vjeçe dhe Kadir 6 vjeç.

Raportet e para tregojnë se shëndeti i tyre u përkeqësua brenda një kohe të shkurtër, teksa dy ditë pas mbërritjes në qytet, ata kishin dalë nga hoteli rreth mesditës dhe ishin drejtuar me taksi në zonën e Ortaköy-t, një pikë e njohur turistike afër Bosforit.

Aty, familja dyshohet se konsumoi midye të mbushura, një specialitet i rrugës i cili shërbehet i ftohtë dhe zakonisht shoqërohet me lëng limoni. Pak orë pas konsumimit të ushqimit, të katërt u raportua se ishin ndier keq dhe më pas gjendja është agravuar deri në fatalitet.

Hetuesit turq po analizojnë mostrat ushqimore të sekuestruara, ndërsa po kryhen ekspertiza mjeko–ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Ndërkohë, çështja ka ngjallur reagim të gjerë në rrjetet sociale dhe është shndërruar në një alarm për sigurinë ushqimore në zonat turistike.

Autoritetet paralajmërojnë qytetarët dhe turistët që të tregojnë kujdes me blerjen e ushqimeve të rrugës, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.