E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosotja dhe detajet, Kushner prezanton planin për rindërtimin e Gazës
Lajme

Kosotja dhe detajet, Kushner prezanton planin për rindërtimin e Gazës

Një ide e re për të ardhmen e Rripit të Gazës, e cilësuar nga vetë Donald Trump si një territor me potencial të jashtëzakonshëm, u prezantua nga Jared Kushner gjatë një aktiviteti të organizuar nga i ashtuquajturi “Këshilli i Paqes” në Davos. Plani synon një transformim rrënjësor të zonës, duke e shndërruar nga një territor i shkatërruar nga lufta në një hapësirë zhvillimi ekonomik dhe urban.

Sipas projektit, rindërtimi do të nisë nga pjesa jugore e Gazës dhe kërkon një angazhim financiar minimal prej rreth 25 miliardë dollarësh. Kushner paraqiti vizionin e tij si një qasje të bazuar te siguria afatgjatë, çmilitarizimi i territorit përmes çarmatimit të Hamasit dhe aplikimi i parimeve të tregut të lirë si motor zhvillimi.

Gaza e re, Jared Kushner ilustron me harta planin e rindërtimit

Plani është konceptuar në katër etapa të njëpasnjëshme, që fillojnë nga Rafahu, shtrihen drejt Khan Younis dhe përmbyllen në Qytetin e Gazës. Sipas Kushner, rindërtimi nuk është thjesht fizik, por synon edhe ndryshimin e modelit ekonomik dhe social të zonës.

Në prezantimin e tij, ai renditi disa nga shtyllat kryesore të projektit, mes të cilave bashkëpunimi për çmilitarizimin e territorit, ulja e varësisë së Gazës nga ndihmat ndërkombëtare, ndarja e zonës në hapësira rezidenciale dhe zona turistike përgjatë bregdetit, si dhe ndërtimi i rreth 100 mijë banesave të reja në Rafah dhe në atë që ai e quajti “Gaza e Re”.

Gjatë fjalimit, Kushner shfaqi slajde që ilustronin procesin e rindërtimit hap pas hapi, duke nisur nga jugu i territorit. Sipas tij, Rafahu, i cili u godit rëndë gjatë operacioneve ushtarake izraelite kundër Hamasit, mund të rikthehet në funksion brenda një periudhe dy deri në tre vjet.

Vlera totale e projektit për të gjithë Rripin e Gazës, sipas përllogaritjeve të para, arrin të paktën 25 miliardë dollarë. Megjithatë, ende nuk është bërë e qartë se cilët aktorë do të marrin përsipër financimin e kësaj nisme ambicioze.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.