E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajza e Sylvinhos në lot gëzimi pas kualifikimit të Shqipërisë: Jam duke qarë në një lokal
Lajme

Vajza e Sylvinhos në lot gëzimi pas kualifikimit të Shqipërisë: Jam duke qarë në një lokal

Kualifikimi i Kombëtares shqiptare në Euro 2024 kishte si arkitekt trajnerin brazilian Silvinjo.

Tekniku ia doli që të siguronte pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm duke u treguar të gjithëve aftësitë e tij pas dy eksperiencave jo edhe aq bindëse në karrierën si teknik te Lion dhe Korinthians.

Natyrshëm që trajneri ka qenë i gëzuar, por ashtu kanë qenë edhe familjarët e tij, me vajzën Tati e cila nuk e ka fshehur aspak emocionet në postimet në rrjetet sociale.

Ajo jeton në Madrid dhe është shpesh larg të atit, por është shumë e lidhur ngushtë me të ndaj menjëherë pas kualifikimit të Shqipërisë, ka postuar disa foto në rrjetet sociale.

Fillimisht është foto e shpërndarë nqa FSHF pas kualifikimit, pastaj mesazhet që ka marrë.

Por edhe një bashkëbisedim në Whatsapp, ku tregon foto të sajën e përlotur. “Dhe unë jam duke qarë në një lokal” i shkruan ajo bashkëbiseduesit, duke treguar se si kishte përjetuar kualifikimin kuqezi dhe arritjen e të atit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.