E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës, abuzuan me detyrën
Uncategorized

Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës, abuzuan me detyrën

Në një veprim të paprecedentë për administratën vendore, kreu i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka shkarkuar këtë të hënë të gjithë strukturën e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), përfshirë edhe drejtuesin e saj. Vendimi vjen pa një sqarim të detajuar publik, ndërsa burime pranë bashkisë flasin për dyshime të rënda mbi abuzime me detyrën dhe shkelje të rënda të ligjit.

Kjo njësi, e cila ka për detyrë të kontrollojë dhe ndalojë ndërtimet e paligjshme në territorin e bashkisë, dyshohet se ka vepruar në të kundërtën e ligjit, duke toleruar apo bashkëpunuar në heshtje me ndërtime të parregullta, veçanërisht në një zonë të ndjeshme si ajo bregdetare e Himarës.

Në mungesë të një deklarate zyrtare, mbetet e paqartë nëse shkarkimi masiv është rezultat i një hetimi të brendshëm, presioni publik apo sinjalizimesh nga organet e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.