E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Varësja e Ballukut a kushton  38 mijë dollarë ?
Politikë

Varësja e Ballukut a kushton 38 mijë dollarë ?

Daljet e shumta të Belinda Ballukut gjatë ditëve të fundit, kanë përkuar edhe me disa veshje shumë interesante të ministres së Infrastrukturës. E fundit, dje, ku prezantoi edhe projektin për tunelin e Llogarasë. Ajo që ra në sy më shumë sesa fjala e ministres, ishte varësja në qafën e Belinda Ballukut.

Varesja e Belinda Ballukut

Menjëherë me të përfunduar konferenca e Ballukut, në rrjetet sociale nisën zërat se kjo varëse e dizenjuar me kaq kujdes ka pas një emër të madh. Dhe ashtu duket se është. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, shumë njerëz janë të të njëjtit mendim, se varësja e Ballukut është punim ekskluziv i një prej emrave më të njohur të botës. Bëhet fjalë për ‘Van Cleef & Arpels’, një kompani franceze e bizhuterive, orëve dhe parfumeve luksoze. Ajo u themelua në 1896 nga Alfred Van Cleef dhe vjehrri i tij Salomon Arpels në Paris.

Varësja e Ballukut, në rast se rrjeti ka të drejtë… kushton e pakta, 38 mijë dollarë bashkë me taksimin.

Varesja e Ballukut

E si për të mos mjaftuar. Kësaj historie i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se kjo varëse është dhuratë e kompanisë Gek Terna për Ministren Belinda Balluku. Kjo jo pa arsye, pasi kompania Gek Terna është emri më i akuzuar nga opozita si fituesi i parashikuar i tenderit për rrugën Milot-Fier, që do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë me një vlerë plot 1.2 miliardë euro.

Por si qëndron e vërteta? Kush e bleu këtë varëse? A është vërtetë ‘Van Cleef & Arpels’? A do fitojë Gek Terna këtë tender? 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.