E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Ja kush janë ‘jashtëtokësorët’ që punuan fshehtas për ndarjen e Kosovës
Politikë

Vasili: Ja kush janë ‘jashtëtokësorët’ që punuan fshehtas për ndarjen e Kosovës

Për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, nuk ka më dyshime se kush janë ideatorët e marrëveshjes së fshehtë për ndarjen e Kosovës.

Duke iu referuar dëshmisë edhe të Sonia Biserkos, Kryetare e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, që zbuloi takimin e fshehtë në Nish midis Kryeministrit Rama dhe Presidentit të Serbisë, Vuçiç, Vasili shkruan se tashmë jashtëtokësorët janë ‘zbuluar’ në planin e tyre

‘Merr përgjigje pyetja e Andi Bejtes për autorët e projektit të shitjes së kufijve të Kosovës.

Analisti i njohur Andi Bejtja ngulmoi pak netë më parë në emisionin ‘Opinion’ në pyetjen ndaj Baton Haxhiut: se cilët ishin autorët e marrëveshjes për rishikimin e kufijve Kosovë -Serbi.

Haxhiu nuk u përgjigj, bile na bëri të besojmë se kjo marrëveshje ishte produkt i jashtëtokësorëve, pa emër, pa atdhe, pa nënë e pa babë….

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi Sonja Biserko me qartësi vrastare na i zbulon autorët e projektit të ligë e antishqiptar, që nga kryeprotagonisti, bashkëautori dhe bashkëideatori Edi Rama si një shites profesionist i interesave kombëtare e pastaj të tjerët…..

Kështu që Andi Bejtja e merr sot një përgjigje të qartë për autorët e marrëveshjes.

Edhe Haxhiu ju vë emër autorëve jashtëtokësorëve me që jua kishte “harruar”……

Lexojeni ç’thotë Sonja Biserko:

“Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atëbotë e zbuluan Ëashingtoni dhe Londra»

“Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”, shkruan Vasili.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.