E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Ligji mbi gjithçka. Departamenti në krah të atyre që…
Publik News

Vasili: Ligji mbi gjithçka. Departamenti në krah të atyre që…

Ish-kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar qëndrimin e DASH, duke thënë se Amrika e vlerave të mëdha foli qartë: ligji mbi gjithçka.

Sipas Vasilit, Departamenti i Shtetit është në krah të shqiptarëve që Kushtetutën e kanë të shenjtë.

Amerika e vlerave te medha!! Departamenti i Shtetit foli shume qarte: “ligji mbi gjithçka”.

Departamenti i Shtetit si gjithmonë në krah te shqiptareve, qe duan Drejtësi të pavarur dhe jo te kapur nga rilindja.

Departamenti ne krah te shqiptareve qe Kushtetutën e kane te shenjte. Departamenti ne krah te shqiptareve, qe duan Vetëm e vetëm Sundimin e ligjit, qe është ne themel te shtetit dhe lirive te qytetareve.

Shtetet e Bashkuara na bëjnë serish optimiste ne luftën kunder kapjes se drejtesise, ne luften per mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese dhe te demokracisë vetëm permes zbatimit te ligjit. Faleminderit Amerike e vlerave te mëdha”, thekson Vasili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.