E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Rama kënaq psikopatinë e tij me instalacion 4 milionë euro
Publik News

Vasili: Rama kënaq psikopatinë e tij me instalacion 4 milionë euro

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut anulojnë pjesëmarrjen në Eurosong për të ndihmuar qytatrët

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, akuzoi këtë të diel qeverinë Rama për shpenzimet luksoze dhe tenderat korruptiv miliona dollarë, duke braktisur qytetarër në këtë kohë krize dhe duke i ardhur në ndihmë oligarkëve.

Përmes një deklarate për media, Vasili solli shembullin e Malit të Zi dhe Maqedonisë, ku qeveritë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për krizën e çmimeve, kanë ulur ndjeshëm shpenzimet duke anuluar dhe pjesëmarrjen këtë vit në Eurosong.

Ai shton se kryeministri Rama, nga ana tjetër nuk merr asnjë plan masash në ndihmë të qytetarëve por shpenzon 4 milionë euro për një instalacion, për të kënaqur psikopatinë e tij.

“Mali i Zi dhe Maqedonia pasi kanë kalkuluar shpenzimet për në Eurovizion, duke qenë se duhen mjaft para, që ata i kanë arsyetuar të pamundura për tu fiinancuar në situatën për të cilën ndodhen qytetarët e vendeve të tyre, kanë vendosur të mos marrin pjesë në këtë eveniment  dhe këto para t’i përdorin për energjinë elektrike dhe për krizën e çmimeve në ndihmë të qytetarëve.

Çfarë ndodh në Shqipëri ku qeverin hajdutët e rilindjes, 20 milionë euro për të monitoruar rrugët e shkatërruara

4 milionë euro për të bërë instalacionin në kryeministri që s’i hynë në punë askujt, që kënaq psikopatitë dhe dëshirën e pangopur për shpërdorim të Edi Ramës.

4 milionë euro do të shpenzojnë për kalanë e Tepelenës, me pretendimin se Ali Pasha nuk e ka ndërtuar mirë dhe nuk i ka përdorur mirë materialet. Këta hajdutët e Rilindjes kanë kritika për kalanë e Ali Pashës. Kala që ka qenë e ndërtuar aty prej 200 e ca vjetësh që i ka rezistuar betejave të përgjakshme dhe tërmeteve.

Ka vetëm një qëndrim përballje me ta, asnjë hap prapa për të kërkuar as më shumë mundin dhe djersën e qytetarëve që t’i kthehet dhe t’i ndihmojë ata”, tha Vasili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.