E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Shqipëria nuk qeveriset me EULEX, opinioni i Euralius dhe OPDAT klandestin…
Lajme

Vasili: Shqipëria nuk qeveriset me EULEX, opinioni i Euralius dhe OPDAT klandestin…

Shqipëria nuk qeveriset me EULEX. Me këtë përkufizim, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, u përgjigjet qëndrimeve të EURALIUS dhe OPDAT, të cilët kanë legjitimuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.  Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Vasili thotë se mazhoranca refuzon të pranojë opinionin e Shërbimit të Monitorimit të Kuvendit që kërkon 84 vota dhe pranon opinionin klandestin të EURALIUS dhe OPDAT.  Për Vasilin këto janë elementët e një puçi kushtetues të mirëfilltë të konsumura me mjete shumë të errëta.

Vasili: Kam parë që edhe misione, EURALIUS dhe të tjerë kanë dhënë disa opinione. Kujt ja kanë dhënë? Ka një status të caktuar se kujt ja japin opinionet. Kam qenë Ministër i Drejtësisë. Nuk funksion EURALIUS dhe OPDAT që kushdo që i kërkon opione ia japin. Punon me institucione. Kryetari i Kuvendit thonë se nuk i është drejtuar EURALIUS dhe OBDAT, ai drejton Kuvendin. Presidenti i Republikës nuk ka një komunikim për këtë çështje. Nuk mund të kemi tabu, kemi histori dhe të mbështetjes pozitive nga EURALIUS, kemi dhe histori jo të mira. Shefi i EURALIUS është shkarkuar për shkak të drejtimit të dobët në kohën e reformës në drejtësi. Ka dritëhije të rëndësishme, serioze në punën e tyre. Në momentin që korpusi i ligjeve ku ëhstë dhe ky ligj u miratua , institucionet shqiptare marrin në dorë zbatimin e tyre. Çfarë është Shqipëria, përjetësisht i zbaton ligjet përmes EURALIUS dhë OPDAT? Shqipëria qeveriset me EULEX? Jo. Shërbimi i Monitorimit të Kuvendit thotë me 3/5, jo ai opinion nuk vlen, vlen ky opinioni klandestin i EURALIUS dhë OBDAT. Këto janë elementët e një puçi kushtetues të mirëfilltë të konsumura me mjete shumë të errëta dhe të zymta. Askush nuk  e ka zgjidhur dot kush i është drejtuar EURALIUS. Institucionet që udhëheqin ato i drejtohen.

Por a mundet Kryeprokurori i ri të mbyllë në një kohë kaq të shkurtër dosjet e nxehta të mazhorancës siç pretendon opozita?

Vasili: Të gjitha zgjedhjet e dyshimta ilegale, antikushteteuse dhe antiligjore bëjnë që kjo antikushtetueshmëri dhe abuzitivitet të shtrihet dhe në këtë institucion. Shkohet me shpresën që edhe nëse ky do të shkelte ligjet dhe do kërkoheshin shkarkimet e këtyre njerëzve, ne duke pasur mazhorancën do vazhdojmë ti mbrojmë përsëri.Çdo gjë është bazuar mbi dhunhën dhe fuqinë e numrave në Kuvend, jo mbi Kushtetutën e vendit. Kushtetuta ka rënë. Këta thonë me qetësinë më të madhe se janë puçistë, ska gjë përdorim një artificë në ligj.

Të hënën Kuvendin mban seancë plenare dhe Vasili thotë se në kalendarin e punimeve nuk është përfshirë zgjedhja e Kryeprokurorit.

Por edhe nëse futet, Vasili thotë se në të gjitha rastet është një zgjedhje antikushtetuese, jo legjitime dhe do të zgjedhë një Kryeprokuror të paligjshëm.

Vasili: Në kalendarin e Kuvendit nuk është përfshirë prokurori. Mund të ndodhë, futet dhe brenda natës. Është një shtet që funksionon në kushtet e klandestinitetit. Deri tani në kalendarin që ne kemi pasur nuk ka pasur asnjë përfshirje të zgjedhjes së Kryprokurorit. Megjithatë në gjitha rastet është një zgjedhje antikushtetuese, jo legjitime dhe do të zgjedhë një Kryeprokuror të paligjshëm. Zgjedhjet e njëanshme krijojnë satrapë ligjorë, sëpata në duart e qeverisë, mazhorancës dhe kryeministrit për të goditur këdo që nuk u vjen pas anës, apo pas fijes, k,ushdo që i kritikon, u prek interesat apo demaskon aferat e tyre korruptive, të trafiqeve dhe lidhjeve me krimin.

Procedura për kryeprokurorin antikushtetuese

Nuk ka dy qëndrime, nuk mund të ketë dy argumenta, ka vetëm një. Atë që thotë Kushtetuta e  Shqipërisë. Qëndrimi i LSI dhe opozitës ka qenë një dhe vetëm një, të respektojmë atë Kushtetutë që kemi miratuar në 22 korrik, e cila ndryshe nga Kushtetutat e tjera është një Kushtetutë e detajuar dhe për çështjet dhe problematikën që rregullon zgjedhjen e Kryeprokurorit, mënyrën si i mbaron mandati, si zgjjdhet Kryeprokurori i ri, me çfarë shumice zgjidhet, i ka shteruar Kushtetuta të gjitha. Ideja se ka dy qëndrime të ndryshme është një spekulim me qëllimin e vetëm të kapjes, rrëmbimit të institucionit të Kryprokurorit, nga mazhoranca, Kryeministri në dhunim të Kushtetutës. Ka vetëm një qëndrim, Kushtetuta që gjithë së bashku miratuam me 140 vota. Sot ka një mazhorancë e cila do ta shkelë sepse do ta rrëmbejë atë, ka një problematikë shumë të madhe me çështje shumë të nxehta që janë në duart e prokurorisë dhe kërkon të vërë një Kryeprokuror me votat e saj në mënyrë të njëanshme në mënyrë që të pastrojë, të rregullojë, te sistemojë çështjet e saj shume delikate dhe kritike në lidhje edhe me korrupsionin, përfshirjen në trafiqe dhe inkriminimin në krimin e organizuar. Nuk ka dy qëndrime, ka një qëndrim që është ai kushtetues dhe që opozita mbron dhe qëndrimi spekulativ antikushtetues për të rrëmbyer prokurorin e përgjithshëm. Kjo vjen që në mënyrën e votimit, pasi ju e dini që në Kushtetutë thuhet qartë se Prokurori i Përgjithshëm votohet me 3/5 pra 84 vota, mazhoranca thotë që këtij Kryeprokurori që do operojë me ligjet e reja të reformuara i mjaftojnë dhe 36 vota. Dhe në rast se hipotetikisht ne do të zgjedhim pas 3 apo 4 javësh Kryeprokurorin e përhershëm brenda tre javëve për shkak se mazhoranca ka ca halle që duhet ti mbyllë ne duhet të zgjedhim një Kryeprokuror me 36 vota dhe një me 84, të cilat kanë të njëjtat kompetenca dhe veprojnë me të njëjtin legjislacion të reformuar. Për më tepër kemi intepretimin e Shërbimit të Monitorimit të Kuvendit të Shqipërisë që thotë se duhen 84 vota, këta nuk duan thonë 36. Kujt i referohen? Kushtetuta jo, Shërbimi zyrtar që përgatit të gjithë seancat e Kuvendit thotë me 84, ku është 36, vetëm në zyrën e Kryeministrit.

Komisioni i Ligjeve nuk zëvendëson KLP

Të gjithë procesin, nuk ka asnjë dispozitë që i jep Komisionit të Ligjeve atributet të zëvendësojë KLP. Sot kemi një KLP të klonuar që është Komisioni i Ligjeve. Nuk ia ka dhënë kush këtë të drejtë. Mund t’ia jepnim nëse uleshim dhe të bënim ndryshimet përkatëse në ligjet përkatëse dhe Kushtetutë, nëse binim dakord po, por kush ia dha këtë të drejtë? Çfarë është kryetari i Komisionit të Ligjeve? Po i sfidoj, le të thonë cila është pika e Kushtetutës që thotë Komisioni i Ligjeve duhet të bëjë dëgjimin e kandidatëve. Duhet të shpallin vendin vakant, duhet të vënë një firmë që Adriatik Llalla, kryeprokurori që ishte në fuqi i mbaron mandati. Hapet një procedurë e vendit vakant, sot vendi është bosh. Sot nuk dimë në këtë situatë se kush është ai që do të shpallë të mbyllur vendin e Adriatik Llallës, kush do ta firmosë, me këtë hapësirë pa fund mund ta firmos dhe unë dhe ju? Pasi e shpallin këtë, kush është njeriu që merr drejtimin e procesit? Ku janë shkruar? Është rrëmbim kompetencash që nuk i kanë, çështë kryetari i komisionit të ligjeve, kush ja dha këtë të drejtë, ku e gjeti? Kushtetuta nuk ja dha, e vetëmori? Pretendojnë që EURALIUS dhe OBDAT i janë drejtuar? Kush? Thonë që kryetari i komisionit të ligjeve, se dhe ky është mister, si mund ti drejtohet kryetari i komisionit të ligjeve dy misioneve asistuese. Po u bëj pyetjen të tërëve, kush do të vërë firmën, më thoni njeriun që ka firmosur shkresën që Adriatik Llalla nuk është më Kryeprokuror i Shqipërisë?

Ngërçi shkak i mungesës së KLP

Në këtë rast zgjidhja e vetme është ti drejtohet ligji, bëhen ndryshimet përkatëse, këtë atribut psh e merr Petriti që është prokurori më i vjetër. Që në atë moment të gjitha veprimet që do vazhdojnë janë të ligjshme, të një prokurori të ligjshëm që ka autoritet të ligjshëm. Ky lind si një prokuror me ligjshmëri të cunguar totalisht, me thyerje të Kushtetutës. Si ka mundësi që ky njeriu që do të jetë çoban i ligjit, që ruan ligjshmërinë, do të çojë njerëzit para drejtësië, kur ky vetë lind në mënyrë të paligjshme. Është një problem shumë i rëndë sepse ne ndërtuam një reformë në drejtësi që do të ndërtonte një drejtësi të pavarur, të pa kapur dhe pa influenca politike. Sot procesin e kanë marrë të gjithë këta zotërinj që janë njerëz të politikës, deputetë. Reforma tha jo këta, do të jetë KLP, prokurorët me votim do të zgjedhin. Kaq autoritet i ka dhënë për të mos patur punë politika, sa në rast se prokurori nuk votohet me 84 vota ligji thotë se mbetet lista e KLP dhe ai që është klasifikuar i pari bëhet prokuror i përgjithshëm. Këta po konsumpojnë haptas një puç në kokë të Kushtetutës. Pse e ka bllokuar shoqëria civile KLP? Duhet të rregullojmë ligjin, vakanca sa do të zgjasë? Shoqëria civile me apo pa dashje mund ta zgjasë një vit, çfarë do të bëjmë? Një vit do të jemi me kryeprokuror të përkohshëm? Kjo është reforma në drejtësi, të marrim fshesën me korent të fshijë dhe pastrojmë dosjet. Reformën në drejtësi e mban gjallë dhe nuk e lë të vdesë zbatimi. Çdo ditë që pengohet apo fillojnë interepretimet, ajo fillon dhe vdes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.