Vazhdojnë polemikat për Festivalin e Këngës, Elton Deda lëshon bombën: “Muzika ishte playback”
Mëngjesin e sotëm, i ftuar në emisionin “Wake Up”, ai ka folur për festivalin dhe ka treguar pakënaqësitë e tij.
Në fillim Eltoni është treguar diplomat, duke vlerësuar të dyja këngët, si të Arilenës ashtu dhe të Elvanës. Më pas ai ka listuar disa nga gjërat më qesharake të Festivalit. “Muzikë e shtuar me playback, të qeshura me playback, duartrokitje me playback”, u shpreh Eltoni
Artisti shtoi se gjëja që vlerëson nga festivali, është orkestra, pasi punoi pa u lodhur për ditë të tëra dhe e dha rezultatin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



