Vazhdojnë traditën…tapë rrugëve, ja si u katandisën të rinjtë e Britanisë për Vitin e Ri
Të rinjtë e Britanisë së Madhe njihen për shpirtin e festës dhe ky fundvit nuk kishte si të ishte ndryshe veçse me ta duke “pushtuar” rrugët të dehur.
Në fotot e publikuar nga tabloidët britanikë, ata mund të shihen të veshur shumë hollë, pavarësisht temperaturave të ftohta të fund dhjetorit.
Të rinjtë, edhe në këtë vend, janë dëfryer deri në orët e para të mëngjesit dhe më pas janë derdhur rrugëve të dehur.
Disa nën e efektin e alkoolit e disa të tjerë nën efektin e substancave narkotike, ata mund të shihen të ulur në mes të rrugës, me rrobat e shkatërruara ose duke vjellë.
Ndërkohë, në momentin e ndarjes së viteve, me mijëra britanikë janë mbledhur në unazën e Big Ben-it për të parë spektaklin e fishekzjarrëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



