E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vazhdon replika, Rama për presidentin: Je llafazan, Genti 1000 herë më i ditur se ti…
Politikë

Vazhdon replika, Rama për presidentin: Je llafazan, Genti 1000 herë më i ditur se ti…

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë përfshirë një një sërë replikash të ashpra, pasi kreu i shtetit vendosi të mos dekretojë Gent Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm.

Në përgjigjen e fundit për Metën, Rama e krahason atë me “Babalen”, Albert Veliun e famshëm, duke thënë se merret paturpësish me fjalë si ai.

Rama thotë se Gent Cakaj është 1000 herë më i ditur se Meta, dhe e mbyll reagimin në Tëitter pasthirrmën “Pupupu”.

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës. Pupupu”, shkruan Rama në Twitter.

sdfery45ydfhgh.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.