E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e dy binjakëve në Berat
Publik News

Vdekja e dy binjakëve në Berat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Berat, ku dy foshnje 5-muajshe, binjakë kanë ndërruar jetë.

Binjakët janë dërguar pa shenja jete në spital rreth orës 09:00 të mëngjesit, pavarësisht tentativës së prindërve. Familjarët dyshojnë se shkak ka qenë helmimi nga qumështi me kuti.

Nga analizat paraprake nuk ka rezultuar të ketë pasur shenja helmimi në trupin e tyre, edhe pse prindërit kanë pasur dyshime se foshnjet mund të jenë helmuar nga qumështi me kuti, me të cilin nëna i ushqente që nga dita e lindjes.

Mjekët dyshojnë te një tjetër pistë, se binjakët mund të jenë asfiksuar nga soba me dru në shtëpi.

Foshnjet që ndërruan jetë janë Rojan dhe Rojel Agalliu.

Ndërkohë ka reaguar edhe drejtoresha e Spitalit Rajonal të Beratit, Edlira Shkëmbi.

Sipas saj, në momentin që foshnjet kanë mbërritur në Spital nuk kanë patur shenja jete, ndërsa ,mjeku pediatër dyshon se mund të kenë ndërruar jetë një orë para paraqitjes për ndihmë mjekësore.

Reagimi i plotë:

Ditën e sotme, rreth orës 10.00, në shërbimin e Pediatrisë u paraqitën dy binjakë (djem), të moshës 4,5 muajsh, banues në lagjen Uznovë, të shoqëruar nga nëna e tyre.

Mjeku pediatër referon se, të dy fëmijët ishin pa shenja jete kur mbërritën në spital dhe mund të kishin rreth një orë që kishin vdekur. Në këto kushte, mjeku thjesht ka konfirmuar vdkjen, pa patur mundësi të jap ndihmën mjekësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.