VDEKJA E MAJOR TANUSHIT, META: ME ZEMËR JAM PRANË BASHKËSHORTES DHE FËMIJËVE TË TIJ
Presidenti Ilir Meta i shpreh ngushëllimet familjes së Major Klodian Tanushit, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Letoni.
‘I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Komandantit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO në Letoni, major Klodian Tanushi. Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta! U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!’, shkruan Meta.
Major Klodian Tanush mbeti i plagosur rëndë pak ditë më parë në një mision me partnerët e NATO-s, ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e sotme. Tanushi ishte komandant i kontigjetit të FA në Letoni ku humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagos lehtë reshter Julian Kapaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



