Vdekja e shoferit/ E dashura s’takon dot Xhafajn, ja kush shkoi i pari në vendngjarje
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak më parë mesazhin e qytetarit dixhital, duke hedhur më shumë dritë në lidhje me vrasjen e shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj, Shkëlzen Qordjas.
Në mesazhin e tij, qytetari thotë se ka qenë e dashura e viktimës ajo që ka kërkuar takim me ministrin por shoqëruesi i tij i parë, një tip me emrin Llazar, nuk e ka lejuar.
Gjithmonë sipas qytetarit, Llazari ka qenë edhe personi i parë që ka gjetur Qordjan pa jetë.
Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Prova të tjera për vrasjen apo ‘vetevrasjen’ me 7 plumba të shoferit të familjes mafioze Xhafa!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb
“Pershendetje Dr jam oficer policie desha te ju informoje qe.shoferi i Xhafes qe e vrane ka pasur nje te fejuar qe bashkejetonte. Te para dy dites ajo. nga ora 10 e paradites e priti shume gjate donte te takonte Xhafen ministrin, nje shoqerues qe e quajne Llazar ose llazi
vet kapterri me armen e te cilit esht qelluar mbi shoferin bertiste e cirresh ne tel qe mos e lejeni ta takoj xhafen.ky eshte i njejtk shoqerues qe ka shkuar i pari te viktkma.dhe eshte shume i shqetesuar.me urdhef te ministrit thoshte mos e lejoni te afrohet. biseden ne tel e ka degjuar nje pedagoge e shkolles se policise se ky ishte ne zyren e saj per nje provim. eshte shoqeruesi i pare tani i xhafes. tabulatet tregojne cdo gje per kete person”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



