E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e të riut në paraburgim, Berisha :Nesër në të gjitha komisariatet e Shqipërisë…
Lajme

Vdekja e të riut në paraburgim, Berisha :Nesër në të gjitha komisariatet e Shqipërisë…

Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Bledi Çuçi.

Sali Berisha flet për vdekjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta në Komisariati  e Policisë së Kavajës:

Drejtori i policisë, heshti, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është dhe më kriminale, kur në harkun kohor 5 javor dy të rinj vdiqën, u vdiqën në qelitë e komisariatit të Policisë ku duhet të ishim më të sigurt se në cdo vend tjetër.

Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të Edi Ramës, ministrit të tij familjar, Çuçi, drejtorit Nano, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Çuçi.

Do i propozoj sot Rithemelimit nesër, që në orën 8:00, pranë të gjithë komisariateve të Shqipërisë të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore “Stop vrasjeve në Komisariate”.

Berisha deklaroi në konferencë për gazetarët se në një hark kohor brenda 5-javësh në komisariatet e vendit tonë humbën jetën dy të rinj. Ai u shpreh se kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë në 30 vitet e fundit.

“Java kishte një ngjarje tejet tragjike. Një i ri Ilvi Meta humbi jetën në rrethana misterioze në qelitë e zeza të narkokomisariatit të policisë në Kavajë. Unë e kam ndjekur me vëmendje këtë tragjedi njerëzore. Një i ri që merr për shoqërim apo i arrestuar në qelitë e komisariatit kjo persepuzon se ai hyn në vendin më të sigurt për jetën e tij dhe nuk mund të ketë vend tjetër më të sigurt. I riu i shoqëruar mbi bazën e një vendimi gjykate nga ora 2 deri në orën 7 të darkës gjenden pa jetë në qeli. Autopsia tregon se kishte një lak. Shenjën e një laku rreth qafe gjë që flet për varje. U vetëvar apo e vari xhelati këtë nuk e di. Nuk mund të akuzoj se e vari ndonjë xhelat. Nuk mund të them se vari veten. Ilvi sipas shokëve dhe miqve të tij ishte një djalë i hedhur. Pa asnjë lloj shenje të problemit psikologji apo psiqik.

 Ai u arrestua me një provë absoulutisht të paqëndrueshme. Gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në derën e një lokali ku ai pinte kafe. Dhe ky u akuzua sikur ka marrë derën. Nuk po merrem me veprën penale që edhe sikur të jetë e vërtetë, përbën një vepër minore që shkon deri në 6 muaj burg ose lirim me kusht. Po merrem me faktin që qelitë janë shndërruar në biruca po kaq të zeza sa qelitë e sigurimit të shtetit.

Nuk ka vend në Europë apo botë që në një hark kohor 5-javor të regjistrojë dy vdekje të dy të rinjve në komisariatet e policisë. Arben Mici na Kamzë dhe Ilvi Meta në Kavajë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo në 30 vite. Edhe në kohët e hetuesive më të rrepta mund të ketë ndodhur para viteve 60. Kishte torturë por jo në atë shkallë sa të humbin jetën në qeli. A u ushtrua dhunë ndaj Ilvi Metës? Në rast se ai vendosi të vetëvarej jashtë çdo dyshimi. Kavaja vuan shumë nga një rrjet grabitësish që kanë krijuar shqetësim të madh.

Por kjo nuk do të thotë të vriten njerëz në qeli. A e vari dikush atë me kordonin e kapuçit të tutave? Nuk përjashtohet në mënyrë absolute. Por ajo që është po kaq e shëmtuar dhe kriminale është heshtja çnjerëzore, cinike e organeve shtetërore para këtyre akteve. Të cilat mirëfilltas përbëjnë me dashje apo pa dashje vrasje shtetërore. Ai që administron atë ndërtesë apo qeli është i detyruar ta privojë personin nga çdo lloj mjeti që mund të përdoret. Rregulli më elementar përfshirë lidhëset e këpucë. Për tjetrin na thanë se me çakmak ndezi sfungjerin dhe vdiq në bankë. Për Enean Ftoj në Korçë, edhe ky vrau veten edhe pse kishte trauma të mëdha trupore”, deklaroi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.