Vdes në moshën 90-vjeçare Sean Connery, aktori legjendar i filmave ‘James Bond’
Sean Connery, aktori i njohur skocez ka ndërruar jetë sot në moshën 90-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga familja e tij. Ata kanë thënë se aktori vdiq në shtëpinë e tij në Bahamas, teksa ishte duke fjetur. Kuptohet gjendja shëndetsore e tij nuk ka qenë e mirë prej kohësh.
Connery, i cili ka luajtuar në dhjetra filma në një karrierë që zgjati më shumë se 57 vjet, është i njohur për publikun si personi i parë që portretizoi në film agjentin e famshëm 007.
Ai gjithashtu u nderua me çmimin kalorsiak (Sir) nga Mbretëresha e Anglisë në vitin 2000 në Pallatin Mbretëror.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



