E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komiteti i Ekspertëve prezanton masat e reja dhe për lokalet, shfaqjet dhe kampionatet
Publik News

Komiteti i Ekspertëve prezanton masat e reja dhe për lokalet, shfaqjet dhe kampionatet

Duke nisur nga 1 Qershori, shqiptarët nuk do duhet të mbajnë më maskat mbrojtëse në ambiente të jashtme

Komiteti Teknik i Ekspertëve prezantoi sot lehtësimin e masave kufizuese sa i përket situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ambientet ku nuk ruhet dot distanca fizike dhe mjetet e transportit publik janë ato ku maska do vijojë të përdoret.

Ora policore gjithashtu shtyhet në orën 23:00 deri në 6 të mëngjesit, ndërsa nga 1 korriku, ora policore do të shtyhet edhe me 60 minuta, pra deri në orën 12 të natës.

Mira Rakacolli: Duket që situata është e kontrolluar, dhe mendojme që ky kontroll ka të bëjë me elemente si përcaktimi i masavce në përputhje me indikatorët epidemiologjikë, zbatimi i tyre dhe ndihet mirë efekti i vaksinimit, mbulesa vaksinale që tani është vazhfdimisht duke u rritur. Në këtë situatë komiteti mendon që ka vend për lehtësim masash dhe propozon që:

Duke nisur nga 1 qershori të hiqet detyrimi për maskën në ambientet e jashtme por do vijojë të mbetet detyrimi per mbajtjen e saj në ambiente të mbyllura dhe në mjetet e transportit publik, kudo që nuk ruuhet distanca sipas udhëzimit te ISHP. Ora policore nga ora 22:00 do kalojë në orën 23:00 deri në 6 të mëngjesit”.

Masat qe lehtesohen: Nga 1 Qershori: • hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk. • ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00. Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00. Nga 15 Qershor: • grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP. Nga 1 Korriku: • ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.

Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00. • lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP. •lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.