E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj: Demokratë, mos votoni Metën! Thirrja e kryebashkiakut në takimin me banorët e lagjes 13
Politikë

Veliaj: Demokratë, mos votoni Metën! Thirrja e kryebashkiakut në takimin me banorët e lagjes 13

Erion Veliaj i bëri thirrje demokratëve  të ndëshkojnë  me votë Ilir Metën duke e refuzuar ta votojnë më 14 maj.

“Fyerje më të madhe për demokratët, t’i çosh si cjapi te kasapi e të votojnë Ilir Metën, s’ka”, u shpreh Veliaj.

“Mos ua jepni lejen t’ju poshtërojnë. Votoni Partinë Socialiste dhe e keni kollaj se është numri 2, për të çuar gocat dhe çunat tanë në Këshill Bashkiak.”

Demokratëve u kërkoi të marrin shembullin e  Çiljetës, e cila edhe pse me bindje te e djathta voton majtas.

Veliaj: Ne nuk falim se çunat tanë duhet të rriten në një kopsht si ky. Me bindje them se ti lalin tat voton.

Çiljeta: Kur jam kthyer unë  tek gjyshja ime 80 vjeç mos ngeltë demokrat pa u kthyer.

Në kërkim të një mandati të tretë, kandidati socialist  i zbuloi banorëve të Lagjes 13 se çfarë do korrigjojë  në punën e tij nëse merr besimin e tyre, ndërsa nuk la pa thumbuar rivalin e tij demokrat Belind Këlliçi.

 Veliaj: Nëse me pyesni çfarë do bëj ndryshe mandatin tjetër unë s’do pres më sa të binden të gjithë. Edhe për kopshtin botanik, prona është e bashkisë na ka hedhur fakulteti ne gjyq, unë e kuptoj se me gishta përpjetë ose me një nga gishtat se po i bie. Pasi Tirana nuk i hëngri premtimet falas falas i nxorën gishtin e mesit. Kur nuk ke ndërmend të fitosh sigurisht do gënjesh dhe kur gënjen të mbetet gishti i mesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.