Veliaj mbyll dosjen 10 mln euro, shkarkon drejtoreshën që i kuroi imazhin e “punëmbaruarit”
Dy ditë më parë Veliaj shkarkoi nga detyra Julinda Dhamen, drejtoreshën e përgjithshme të Promovimit të qytetit të Tiranës, post që e mbante nga viti 2015.

Julinda Dhame dhe Erjon Veliaj
Në vend të saj është emëruar Mirela Koçollari, drejtoreshë e Turizmit në bashki, vajza e Irakli Koçollarit, ish-diplomat dhe ish-shef i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Mirela Koçollari
Këtej e tutje, Dhame do të jetë vetëm këshilltare e kryetarit, meqë Tirana po përgatitet për vitin 2022, që është Viti i Rinisë Europiane.
Në këtë mënyrë Veliaj shpreson të mbyllë dosjen e financimeve gjigande që u përdorën prej gati 6 vitesh për të ndërtuar imazhin e tij si “punëmbaruar”, përmes projekte shumëmilionëshe të dhëna për figura të njohura të shoqërisë civile e artistë si dhe për të blerë zërat kritikë.
Sipas tabelave financiare, prej vitit 2016 dhe deri në fundvitin 2020, pa llogaritur fondin mbi 2 miliardë lekë për vitin në vijim, bashkia e Tiranës dha mbi 12 miliardë lekë për projekte kulturore, artistike dhe sportive. Skandali më i madh ishte fondi 2.54 miliardë lekë që u dha vitin e shkuar, edhe pse ishte vit pandemie dhe gjithçka ishte paralizuar, me salla të mbyllura aktivitetesh dhe ndalime ceremonish, por duke qenë vit përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Veliaj, mjashtërisht e përdori për të “blerë me shumicë” qindra mbështetës publikë, edhe nga zërat kundër për llogari të votave të PS-së.
Figura të shoqërisë civile, media televizive, gazetarë dhe personalitete përfituan financime të shumta, ku të vetmet firma janë ato 9 anëtarëve të Këshillit Artistiko-Kulturor ku bëjnë pjesë aktorët Robert Ndrenika e Yllka Mujo, piktori Helidon Haliti, shkrimtarja Diana Çuli, atletja Luiza Gega, Alket Islami, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi, zv.ministrja e Kulturës Meri Kumbe dhe gazetari Eraldo Rexho.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



