E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj nga Rrogozhina: Saliu e katapultoi kandidatin nga Tirana
Politikë

Veliaj nga Rrogozhina: Saliu e katapultoi kandidatin nga Tirana

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me socialistët në Rrogozhinë ku u shpreh se ata që deri dje drejtonin lojërat e fatit të Saliut, po katapultohen në Rrogozhinë se, nuk gjejnë dot kandidatë këtë bashki.

“Ata që deri dje drejtonin lojërat e fatit të Saliut, katapultohen në Rrogozhinë sepse nuk gjejnë dot kandidatë. I thonë qytetarëve të Rrogozhinës “na e jepni bashkinë, – a thua se është vare, qysqi a shkop bejsbolli, – që t’i biem qeverisë”. 

Ne ju themi se na duhet bashkia që Edisoni të flasë me kryeministrin Rama, t’ia miratojë projektet, të mbarojë ujësjellësi me ujë 24 orë, siç e ka Rrogozhina dhe pjesa më e madhe e rrethit tonë, dhe të kemi rrugë si Vilë Bashtova, të jetë Spilleja gjithashtu pjesë e vazhdimit të Golemit dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. 

Ndaj, për ne është një privilegj që Edi e fillon fushatën nga qarku ynë, nga dy njësitë që ne i kemi të rëndësishme, për të vazhduar projektet që ne i kemi në mes në Kavajë dhe Rrogozhinë”, u shpreh Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.