SPAK-ku “flë”, Veliaj pagoi 10 MILIARD Lekë nga paratë e qytetarëve për 2024, inceneratorit të Tiranës
Pagesat nga Buxheti i Shtetit për kompaninë Integrated Energy BV SPV e kontraktuar për inceneratorin e Tiranës arritën në 10 MILIARD LEKË për këtë vit, ndërsa për vitet 2019-2024 llogariten mbi 72 MILIARD Lekë nga Thesari.
Tirana vijon të përballet me skandalin e madh financiar: 10 miliardë lekë të paguara nga Erion Veliaj për inceneratorin e sekuestruar, që nuk dihet ku shkojnë direkt në duart e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit apo të në kompani guacka.
SPAK duket se është i pafuqishëm për të hetuar ‘krimin intelektual’ të dyshes Mërtiri-Zoto, duke ngritur dyshime serioze mbi integritetin e hetimeve.
Si mund të ndodhin pagesa kaq masive për një shërbim tashmë të sekuestruar?
Në këtë vend ku transparenca është një fjalë e harruar, ky është rasti tipik që tregon lidhjet e thella mes politikës dhe biznesit të dyshimtë.

Mbi 10 MILIARD Lekë janë paguar në muajt Janar-Shtator kompanisë për aferën e mbetjeve.

Deri më sot, Bashkia Tiranë ka paguar 60 MILIARD Lekë në total për inceneratorin e Tiranës, ndërsa në një ditë, vetëm për datën 28 gusht 2024 ka paguar 2.1 MILARD Lekë.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



