Veliaj shef dhe kokrrën e fundit të fikut që shesin nënat e gjora, por nuk sheh pallatin 9-katësh pa leje tek Liqeni i Thatë
Erion Veliaj dhe policia e tij bashkiake nuk ka lënë rrugicë periferike pa kapur e gjobitur shitësit e gjorë ambulantë, por për habinë më të madhe nuk paska vënë re një alamet pallati 9 katësh pa leje mu në zemër të Tiranës.

Ka qytetarë që janë gjobitur pse kanë shtruar pllaka pa leje në apartamentet e tyre, apo pse kanë suvatuar muret e brendshme të shtëpisë, por për habi një pallat 9-katësh qenka ndërtuar pa leje.
Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë zonë të humbur periferike, por mu tek Liqeni i Thatë, një ndër zonat më të kërkuara të kryeqytetit ku çmimet për metër katror kapin majat.
Tani dy gjëra ka, ose e para Erion Veliaj është i korruptuar dhe ka marrë para nga ndërtuesi që ai dhe “çunat” e policisë bashkiake” të mbyllin të dy sytë. Ose e dyta, Erion Veliaj është aq i paaftë sa mu nën hundën e tij ndërtohet një pallat i tërë me 9-kate pa leje.
Ju si thoni, cili opsion duhet të jetë?/ Joq
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



