Veliaj tregon fotot, tjetër reagim për protestat te Teatri: Shihni vetë e gjykoni
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u eshte pergjigjur serish sot protestuesve, artise e qytetare, qe duan te mbrojne godinen e Teatrit Kombetar, e qe vetem nje dite me pare firmosen nje pak me kreun e PD-se, Basha, paktin per mbrojtjen e kompleksit.
Përmes një postimi në Facebook, Veliaj ka ironizuar hyrjen me forcë të Bashës dhe drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve të Kamzës brenda ambienteve të teatrit, duke theksuar se këtë gjë po e bëjnë nga halli.
Veliaj thotë se për Tiranën e së ardhmes, projektet në kryeqytet duhet të vijojnë, dhe se Pazari i ri, Parku i Liqenit, Shkolla “Kosova”, Bulevardi i Ri janë një garanci për këtë.
“Shumë mirëkuptim për Lulzim Bashën dhe Ujësjellësin Kamëz që prej hallit po futen në teatro, ku s’kanë shkelur kurrë më parë – kërcejnë nga belaja. 🤦🏻 Por pse duhet fëmijët e këtij vendi të rriten në këtë karakatinë e të mos kenë të njëjtën cilësi teatri si shkolla “Kosova”, “Pazari i Ri”, apo Parku i Liqenit? Shihni vetë, e gjykoni nëse ja vlen që PD dhe seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë këtë vend peng akoma!!!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Sakaq, përmes disa fotove të publikuara në Facebook, Veliaj tregon gjendjen e degraduar në të cilën ndodhet godina e Teatrit Kombëtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco













