E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj u pyet dje në SPAK, për tenderat e dyshimtë  dhe transaksionet financiare
Lajme

Veliaj u pyet dje në SPAK, për tenderat e dyshimtë dhe transaksionet financiare

Nga udhëtimet me avion, te kartat e kreditit, lejet e ndërtimit dhe njohjet me biznesmenë. Këto janë disa nga pyetjet që prokurorët e SPAK i drejtuan kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj gjatë 5 orëve të marrjes në pyetje. Burimet thonë se Veliaj u pyet edhe disa procedura tenderuese që rezulton që ka fituar kompania në pronësi të njerëzve të lidhur me drejtuesit kryesorë në Bashki.

Mësohet po ashtu që ka dhënë shpjegime për disa transaksione që SPAK i sheh si të dyshimta. Erjon Veliaj është duke u hetuar nga SPAK nën dyshimet për korrupsion. Para tij prokurorët pyetën edhe Ajola Xoxën bashkëshorten e kryebashkiakut. Ndërsa po me urdhër të SPAK janë kontrolluar bizneset dhe banesat e familjarëve te Veliajt si dhe u janë sekuestruar celularët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.