E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj viziton sot Baldushkun
Lajme

Veliaj viziton sot Baldushkun

Si çdo vit tjetër tregu i gjelave të detit në Baldushk mbetet një traditë për festat e fundvitit në Tiranë.

Në Baldushk sot ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ftuar qytetarët t’a vizitojnë këtë treg pa humbur kohë.


“Me blerjen e një gjeli deti, nuk blen vetëm drekën apo darkën e fundvitit, por kontribuon për të ardhmen e çunave dhe gocave të shkëlqyer të Baldushkut. Ua them të gjithëve – blini gjelat e Baldushkut – jo vetëm sepse janë më të mirët në Shqipëri, por është mënyra më e sinqertë për t’u treguar solidarë me familje që punojnë shumëdhe qëkanë vuajtur shumë nga ky vit i vështirë. Blini gjelat e Baldushkut si mënyrë shumë e mirë për të mbajtur paratë në ekonominë e vendit”, tha Veliaj.



Agjencia për Administrimin e Tregjeve e Bashkisë së Tiranës po kryen monitorimin e vazhdueshëm të tregjeve. Këtë vit ka një rritje të konsiderueshme edhe nga ana e fermerëve në numrin e krerëve të matrikulluar të gjelave të detit dhe rritjen e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.