Vëllai i Igli Tares, Agron Tare, në SPAK
Agron Tare, vëllai i ish-futbollistit të njohur Igli Tare, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Ish-zëvendësministër i Jashtëm dhe ish-drejtues i Autoritetit Portual të Durrësit, Tare i është përgjigjur kërkesës së prokurorit Dritan Prençi dhe prokurores Dorina Bejko, të cilët janë duke ndjekur hetimet që lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku.
Ndërkohë, në media është përfolur edhe për një thirrje të mundshme ndaj Igli Tares për t’u paraqitur në SPAK, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ai është paraqitur apo jo.
Aktualisht, hetimet janë përqendruar kryesisht në verifikimet pasurore dhe në mbledhjen e provave në kuadër të procedimit penal që po zhvillohet ndaj zyrtares së lartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



