E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“‘Vëllezërit Hysa’ morën 316 mln lekë, Unaza e Elbasanit me punime skandaloze”
Lajme

“‘Vëllezërit Hysa’ morën 316 mln lekë, Unaza e Elbasanit me punime skandaloze”

“‘Vëllezërit Hysa’ morën 316 mln lekë, Unaza e Elbasanit me punime skandaloze”

Në vendin tonë, janë të pafundme rastet kur sipërmarrje të ndryshme, të afërta me qeverinë, marrin tendera miliona lekësh për restaurime, rregullime apo ndërtime të ndryshme publike.

Kështu ka ndodhur edhe me kompaninë “Vëllezërit Hysa” nga Elbasani që në vitin 2020 fitoi tenderin për realizimin e projektit “Rruga e Re e Varrezave dhe ndërtimin e nënkalimit hekurudhor në kryqëzimin e rrugës nacionale Elbasan-Librazhd”.

Por edhe pse kjo sipërmarrje private që ka fituar shumë tendera publikë nga Rama, mori 316 milionë lekë për këtë projekt, rruga ka shumë probleme.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar problematikat e shumta në rrugën dhe mbikalimin e ndërtuar nga “Vëllezërit Hysa” për plot 3 vite.

Qytetari thotë se kjo rrugë tani është më keq seç ka qenë pasi është burim aksidentesh për drejtuesit e makinave por edhe biçikletave.

Ai thotë se kompania në fjalë ka bërë punime skandaloze pasi rruga është  ngushtuar  me 1 metër  dhe  riasfaltimi  është bërë mbi puseta, duke i kthyer ato në burim aksidenti.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje  dua  te  ngrej  nje  shqetesim  per  nje  rruge  e  bere  nga  firma”vellezerit hysa ”  ne  unazen  e  Elbasanit  nje  mbikalim  me sakte  i  bere  tani  icili  zgjati  gati  3  vjet  me  punime  skandaloze  rruga  eshte  ngushtuar  me  1meter  e  ca  dhe  riasfaltimin  e  bene mbi  puseta  5cm  dhe  tani  ato  puseta  janebere  burim  aksidenti  pasi  biçikletat  dhe  makinat  u  duhet  te  devijojnerrugen  per  tju shmang  gropave  te  krijuara  artificialisht  nga  kjo  firmefantazme  miqesore  e  qeverise  mund  ta  verifikoni  po  te  doni  dhe  do habitenidhe  ju  po  te  shetisesh  kete  rruge  me  kembe  qofte  mbi  ure  qe  eshte  rrugakryesore  por  edhe  nen  ure  ku  shkon  te motoparku  i  qeverise  qe  po  gllaberonmilionat  tona  per  te  shetit  neper  bote  me  çartera  ministra  e  parukiere  ….  jufaleminderit .

Aty  do  nje  ore  te  besh  video  dhe  ju  mund  te  dergoni  nje  ekipgazetaresh  qe  ta  verifikoni  dhe  do  habiteni .

Keto jane pusetat qe jane gropa artificiale .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.