E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimet politike të dy anëtarëve të KLP-KLGJ: Dënime edhe për rrëzimin e bustit të Enver…
Lajme

Vendimet politike të dy anëtarëve të KLP-KLGJ: Dënime edhe për rrëzimin e bustit të Enver…

Partia Demokratike paraqiti sot fakte dhe prova të reja për kandidatët e përzgjedhur për KLP dhe KLGJ. Më konkretisht PD paraqiti përmes deputetit Enkelejt Alibeaj dokumente që provojnë se Fatmira Luli dhe Nurihan Seiti kanë dhënë dënime për agjitacion propogandë, kalim të paligjshëm të kufirit, rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës apo ambasadat.

Në këto vendime konstatohet se dënimet dhe akuzat ndaj qytetarëve shqiptarë, nga anëtarët e sotëm të KLGJ dhe KLP, janë dhënë për motive qartazi politike dhe me akuzë për tradhëti ndaj vijës së partisë dhe vlerave të partisë.

“Procesi për anëtarët e KLGJ dhe KLP prodhoi një rezultat dramatik ku sot anëtarë të KLGJ dhe KLP janë jo vetëm kandidatë të përjashtuar nga ONM, jo vetëm kandidatë që nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm kandidatë që nuk kanë paguar taksat, jo vetëm kandidatë të angazhuar në politikë, por edhe individë të kriminalizuar, për shkak se kanë dënuar politikisht qytetarët shqiptarë, thjesht se kanë menduar që liria dhe demokracia janë vlera që duhet të aplikohen edhe në shoqërinë tonë”,  tha Alibeaj gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit.

Bashkëlidhur fotokopjet e vendimeve politike të dhëna nga ish-gjyqtarja Fatmira Luli (e zgjedhur si anëtare e KLGJ), apo ish-prokurorja Nurihan Seiti (e zgjedhur si anëtare e KLP).

Dokumentet

Fatmira Luli (monumenti) është dënim i dhënë nga Fatmira Luli në 19 prill 1991 për një person që ka marrë pjesë në 20 shkurt në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës.

Fatmira Luli (ambasada) është dënim i dhënë nga Fatmira Luli për një person (minator i Valiasit) që kishte tentuar te futej ne ambasade pas hapjes së ambasadave më 2 korrik 1990

Nurihan Seiti – janë 4 vendime që Nurihan Seiti (KLP) ka dhënë për 4 persona të ndryshëm për akuzat e agjitacion propagandë, kalim i paligjshëm i kufirit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.