E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VENDIMET/ Rindërtimi pas tërmetit, ministri Ahmetaj jep lajmin e mirë për Shijakun
Publik News

VENDIMET/ Rindërtimi pas tërmetit, ministri Ahmetaj jep lajmin e mirë për Shijakun

“Së pari fillon sot zyrtarisht zbatimi i programeve të granteve të rikonstruksionit për bashkinë Shijak, pagesa direkte për familjet banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime që nuk e cojnë në domosdoshmëri shembjen e banesës apo pallatit, punime për të cilat qytetarët mund ti bëjnë vet e qeveria i subvencionon sipas aktit normativ.

Bashkia e parë që e ka finalizuar procesin e miratimit të lejeve ajo e Shijakut, presim bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kurbinit, të përfundojnë vlerësimin e kalojnë listat për miratim në këshillat bashkiakë.

Janë 1174 banesa individuale e 27 pallate që përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit në Shijak.

Qeveria ka alokuar fondin mbi 512 milionë lekë, për bashkinë Shijak e cila duke nisur nga e premtja në mëngjes do të firmosë pagesa direkte për banesat e pallatet“, tha Ahmetaj.

“Vendimi i dytë shpallet zona e re për zhvillim në bashkinë Durrës, në parkun arkeologjik e caktimin e fondit shqiptar të zhvillimit si agjenci zbatuese, për shkolla e trashëgiminë kulturore të dëmtuar, si kalaja e Durrësit.

Miratimi në parim i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet këshillit të ministrave e qeverisë së Turqisë për banesat në Lac. Projekti i qeverisë turke është prezantuar publikisht, janë kaluar të gjitha fazat deri te shpronësimi për banorët që preken e në atë zonë do ndërtohen 500 banesa.

Përdorimi i fondit të rindërtimit miratuar në buxhetin e 2020 për financimin e projekteve për miratimin e lejeve të ndërtimit, pra për infrastukturën shoqëruese në zonat e ndërtimit”, tha ministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.