E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare: Do të rishihen tekstet shkollore, gjuha turke do të hyjë në shkolla!
Publik News

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare: Do të rishihen tekstet shkollore, gjuha turke do të hyjë në shkolla!

Duket se marrëveshja e frytshme Rama-Erdogan, pas vizitës së liderit suprem në Turqi, ka ardhur edhe me disa kushte thelbësore, të cilat janë botuar në Fletoren Zyrtare në 2 mars. Bëhet fjalë pikërisht për futjen e gjuhës turke në sistemin arsimor në Shqipëri. Marrëveshja do të jetë në fuqi për 5 vite dhe më pas nëpërmjet rrugëve diplomatike do të mund të zgjatet për një periudhë 3-vjeçare. Kjo do të thotë se jo vetëm gjuha turke do të hyjë si lëndë me zgjedhje në arsimin shqiptar, por edhe do të ketë rishikim të historisë ku flitet për të dy shtetet. Padyshim që kjo pikë e marrëveshjes, synon rritjen e ndikimit turk në vend.

Në nenin 2., pika 9, parashikohet shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet. Termi “përmirësim”, që është i barabartë me fjalën rishikim, nuk është përmendur në asnjë nga daljet e kryeministrit Edi Rama, e as në vizitat e tij në Turqi.
Featured image of article: SKANDALI/ Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare: Do të rishihen tekstet shkollore, gjuha turke do të hyjë në shkolla!Edi Rama dhe Rexhep Taip Erdogan

Kryeministri Edi Rama me një vendim të botuar në Fletoren Zyrtare më 2 mars 2021 dhe të miratuar nga Këshilli i Ministrave më 24 shkurt 2021, planifikon që në bashkëpunim me shtetin turk të rishihen testet shkollore, ku përfshihet automatikisht edhe lënda e historisë. Në këtë vendim përfshihet edhe futja e gjuhës turke si gjuhë e huaj për nxënësit në shkolla, si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.

Ky vendim i dyshimtë, të pasqaruar dhe pakonsultuar me askënd përveçse palës turke, që është botuar publikisht nga qeveria në QBZ. Në nenin 2., pika 9, parashikohet shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet. Termi “përmirësim”, që është i barabartë me fjalën rishikim, nuk është përmendur në asnjë nga daljet e kryeministrit Edi Rama, e as në vizitat e tij në Turqi.

“Shkëmbimin e përvojave në hartimin dhepërmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet,”– shkruhet në pikën 9.

Pika 9, neni 2

“9. Shkëmbimin e përvojave në hartimin dhepërmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet,”– shkruhet në pikën nëntë.

Ndërkohë që më poshtë, neni 3., pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e  gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve ose të studentëve turq në seminaret e kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare, ndërsa pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve ose studentëve shqiptarë në seminaret apo kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.

Përmbatja e nenit tre:

Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare

  1. Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.
  2. Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.
  3. Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare.
  4. Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.
  5. Neni 3

Kush e ka kërkuar futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe?

Aktualisht në vendin tonë, në arsimin parauniversitar, nxënësit gjuhën angleze si gjuhë kryesore, dhe kanë mundësinë e zgjedhjes së gjuhëve të dyta si: frëngjisht, italisht, spanjisht apo edhe greqisht, në ato zona ku ka edhe minoritete.

Ky vendim i futur në Fletoren Zyrtare, shpjegon më së miri atë që fshihet pas marrëdhënieve vëllazërore Rama-Erdogan. Shqetësimi se Turqia kërkon të rrisë influencën në Shqipëri përmes ndërtimit të xhamive dhe investimeve, tashmë po del hapur tek ajo që kritikët e kanë shprehur jo pak: rishikimi i historisë kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.