E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi i gjykatës nuk zbatohet, qytetarët akuzojnë ASHK Tiranë Rurale 2 për bllokim
Lajme

Vendimi i gjykatës nuk zbatohet, qytetarët akuzojnë ASHK Tiranë Rurale 2 për bllokim

Vendimi i gjykatës mbetet pa u zbatuar; qytetarët akuzojnë ASHK Tiranë Rurale 2 për bllokim

Një vendim gjyqësor i formës së prerë për kthimin e disa pronave bujqësore në zonën e Vaqarrit vijon të mos zbatohet, ndërsa familja që ka fituar gjyqin akuzon institucionet e kadastrës për bllokim të ekzekutimit.

Sipas vendimit të Gjykata e Apelit e Tiranës të datës 20 nëntor 2024, pronat me numra 177/26, 177/27 dhe 179/3/1 në zonën kadastrale 2376 duhet t’i kthehen familjes së Petrit Bardhit. Por ekzekutimi i vendimit është bllokuar në Agjencia Shtetërore e Kadastrës, konkretisht në drejtorinë Tiranë Rurale 2.

Sipas dokumenteve, një ditë para shpalljes së vendimit të Apelit janë kryer dy kontrata dhurimi nga palët që humbën gjyqin, duke kaluar pronat tek persona të tjerë. Drejtoresha e kësaj drejtorie, Eni Sejdinaj, ka refuzuar regjistrimin e vendimit të gjykatës me argumentin se pronat janë tjetërsuar gjatë procesit gjyqësor dhe se pronarët e rinj nuk kanë qenë palë në gjykim.

Përmbaruesi gjyqësor privat Shpëtim Allamani, i ngarkuar me ekzekutimin e vendimit, ka referuar çështjen në prokurori për dyshime mbi pengim të zbatimit të drejtësisë dhe shpërdorim detyre.

Ndërkohë familja Bardhi, përmbaruesi dhe avokati i çështjes i janë drejtuar edhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndërhyrje për zbatimin e vendimit të gjykatës. Sipas tyre, bllokimi i ekzekutimit krijon një precedent të rrezikshëm, ku një kontratë dhurimi e bërë gjatë procesit gjyqësor mund të neutralizojë një vendim të formës së prerë të drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.