E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi i KPA   për prokuroren Rabiana Halili, lihet 15 vite jashtë Drejtësisë
Publik News

Vendimi i KPA për prokuroren Rabiana Halili, lihet 15 vite jashtë Drejtësisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi ditën e sotme të lërë në fuqi vendimin e KPK-së në lidhje me prokuroren e Durrësit, Rabiana Halili.

Në vendim specifikohet heqja e të drejtës për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.58/2020, datë 16.12.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Rabiana Halili, kundër vendimit nr. 313, datë 10.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 313, datë 10.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Rabiana Halili.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.02.2021.

Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 10 nëntor të vitit të shkuar ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokuroren e Durrësit, Rabiana Halili, pas dorëheqjes së saj. Gjithashtu u vendos heqja e të drejtës për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Prokurorja Rabiana Halili depozitoi kërkesë për dorëheqje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP rreth 10 muaj pasi ndaj saj kishte nisur procesi i vetingut.

Në vendimin e KPK thuhej se Këshilli i Lartë i Prokurorisë kishte vendosur më 30 shtator të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për prokuroren Rabiana Halili, për shkak të dorëheqjes së motivuar të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.