E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi i Kushtetutës, presidenti do ketë kompetenca për të kundërshtuar çdo ministër që do propozojë Rama
Publik News

Vendimi i Kushtetutës, presidenti do ketë kompetenca për të kundërshtuar çdo ministër që do propozojë Rama

Gjykata në vendimin e saj shprehet se Presidenti i Republikës në procesin e emërimit të një ministri, nuk ka rol ceremonial vetëm për betimin e tij, por ai ka rol verifikues, si një hallkë tjetër në këtë proces, përveç Kryeministrit dhe Kuvendit.

“Kushtetutëbërësit, duke e vendosur Presidentin ndërmjet dy institucioneve, Kryeministrit, nga njëra anë, si propozues dhe Kuvendit, nga ana tjetër, si përmbyllës i procesit, tregon se atij i është dhënë rol verifikues në këtë proces, me qëllim që të garantojë funksionimin korrekt të sistemit dhe mbrojtjen e interesave të përgjithshme të vendit, që të mënjanohet precedenti i pushtetit të drejtpërdrejtë të partive mbi Kuvendin dhe Presidentin”, thuhet në argumentet e Gjykatës.

Ky argument do të jetë një armë e fortë në duart e Presidentit të Republikës, kur Kryeministri Rama në shtator, do t’i çojë përbërjen e qeverisë së re të tij në mandatin e tretë qeverisës Me gjithë të drejtën e tij kushtetuese, zoti Meta mund të rrëzojë një ose disa ministra, pas verifikimeve që do t’i bëjë atyre dhe gjykata e argumenton fare qartë se përse nevojitet ky rol verifikues i Presidentit.

Kostitucionalistja e njohur Aurela Anastasi është shprehur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kompetencat e Presidentit dhe Kryeministrit në emërimin e ministrave do të ketë një rëndësi të madhe dhe për formimin e qeverisë së re.

“Gjykata kryen këtë interpretim me qëllim që në të ardhmen, organet kushtetuese që marrin pjesë në emërimin e ministrit, të interpretojnë Kushtetutën ashtu sikurse Gjykata e ka interpretuar atë. Kjo pjesë do të ketë shumë rëndësi edhe për formimin e qeverisë së re në shtatorin e këtij viti”,është shprehur për gazetën “Panorama” kostitucionalistja Aurela Anastasi ditën kur Gjykata Kushtetuese publikoi dispozitivin e vendimit për mosmarrëveshjet mes Presidentit dhe Kryeministrit për dekretimin e ministrave.

Për të shmangur këtë ngërç, Gjykata Kushtetuese u vjen në ndihmë institucioneve, kur thotë në vendimin e saj se “kur, për shkak të faktorëve politiko-shoqërorë, institucionet mbajnë qëndrime të ndryshme ndaj normave kushtetuese, duke krijuar situata konflikti, janë të detyruara të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, duke zbatuar parimin e luajalitetit kushtetues, i cili shndërrohet në element thelbësor dhe detyrues për rivendosjen e funksioneve reciproke të pushteteve ose organeve të pavarura’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.