VENDIMI/ Tarifat e reja për çdo degë në Universitetin e Tiranës. Sa do kushtojnë studimet në Bachelor dhe Master
Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar tarifat e shkollimit për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve për vitin e ri akademik. Gazeta boton vendimin e plotë me pagesat e shkollimit për studentët, që do të futen rishtazi në Bachelor e Master në një nga gjashtë fakultetet e universitetit më të madh në vend. Tabela më poshtë, e detajuar për çdo program studimi, i është referuar ligjit të ri për arsimin e lartë si dhe vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave që përcakton tarifën tavan.

Një rritje akoma më të lartë do ta ketë Masteri Shkencor tek ISE. Ata që dëshirojnë ta ndjekin, do të paguajnë 30 mijë lekë më shumë nga vjet, 180,000 lekë. Për ata që e kanë program të dytë, tarifa rritet nga 180 mijë në 216,000 lekë. Në dokument parashtrohen dhe tarifat e regjistrimit, përkatësisht 1,600 lekë për ciklin e parë, 2,500 lekë për ciklin e dytë dhe 3000 lekë për programet e dyta dhe transferimet. Në muajin maj, qeveria përcaktoi tavanin e tarifave për çdo program studimi. Sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi, universitetet duhet të miratojnë brenda 90 ditësh në organet kolegjiale të saj tarifën vjetore për çdo profil, brenda kufirit maksimal të miratuar me VKM.
TARIFAT E SHKOLLIMIT CIKLI I PARE PER VITIN AKADEMIK 2018-2019



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



