E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veprat publike si çifligje private të ndërtuesve
Lajme

Veprat publike si çifligje private të ndërtuesve

Kompanitë e ndërtimit në Shqipëri, të cilat marrin punë publike, kanë konsoliduar një traditë të neveritshme: shkruajnë emrat e tyre mbi veprat publike.

Mbikalimet e rrugëve, për shembull, janë pothuajse të gjitha me emra kompanish; ku Salillari, ku Albavia, ku Geci, ku Teorema. Dy metra urë, dy metra emri i kompanisë. Një çmenduri e madhe.

Por sivjet çmenduria arriti kulmin, pasi disa prej tyre i kishin vendosur emrat me drita, për festat.

Ti kalon në një rrugë që është ndërtuar me para publike dhe shikon aty emrin e një kompanie private, me dritë rrezatuese. Sikur të ishin pronat e tyre.

Tani, mirë që ato tendera janë bërë me çmime abuzive, siç dëshmojnë dosjet e SPAK-ut. Mirë që qytetarët janë grabitur, por duhen edhe emrat, si dëshmi e abuzimit.

Bota ka ndërtuar vepra monumentale inxhinierike, por nuk sheh askund emra kompanish. Sepse ato janë vepra publike; nuk janë pronë e privatëve që i ndërtojnë.

Pati bërtitur një herë Rama për këtë punë, para ca vitesh, por këta nuk e vunë ujin në zjarr, me sa duket. Vazhdojnë t’i gdhendin emrat e kompanive nëpër veprat e mëdha publike.

Një turp i madh, që në këtë rast del edhe si karshillëk: lekët u vodhën, tani mbani edhe emrat e kompanive përjetësisht mbi veprat publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.