E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Verilindja dhe juglindja mbulohen nga bora, në disa fshatra mungon energjia elektrike
Lajme

Verilindja dhe juglindja mbulohen nga bora, në disa fshatra mungon energjia elektrike

Prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq dhe me temperatura të ulëta. Verilindja  dhe juglindja e vendit është mbuluar nga dëbora që prej natës së kaluar.

1

Në Peshkopi bora ka shtruar deri në 15 cm lartësi. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Në zonat e thella, trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm.

Ndërsa në disa fshatra raportohet për mungesë të energjisë elektrike, pasi janë këputur telat dhe janë shembur shtyllat. Ka një situatë problematike në Lurë, e cila për momentin është izoluar. Po kështu qarkullimi është bllokuar në Trebisht dhe disa fshatra të njësisë së Ostrenit.

Po ashtu edhe në juglindje të vendit bora ka zbardhur kudo.

Në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë ka pasur prezence te bores, deri tani nuk raportohet për probleme ne rrugë, por drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes.

Zona turistike e Dardhës është zbardhur, ku trashësia e borës ka shkuar deri ne 30 cm.

Krahas reshjeve te shiut, edhe rajoni i Lezhes eshte perfshire dhe nga reshje debore. Debora ka zbardhur malet edhe ne zonat e uleta. Sipas raportimeve ne njesine administrative Ungrej trashesia ka arritur deri ne 20 cm, por deri tani nuk raportohet per problematika. Situata po mbahen nen monitorim te vazhdueshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.