Vetëm 17 vjeç/ Ky është gjeniu që do të marrë njëkohësisht diplomën e gjimnazit dhe universitetit
Disa njerëz e duan shkollën më shumë se të tjerët, aq sa nuk shkëputen dot nga librat dhe studimi.
I tillë është edhe rasti i një 17-vjeçari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili do të marrë njësisht edhe dëftesën e gjimnazit dhe diplomën e universitetit.
‘’CNN’’ shkruan se prindërit e të riut e regjistruan atë në ‘’Extension School’’, kur ai ishte vetëm 11 vjeç.
Në intervistën për ‘’CNN’’ ai ka thënë:
Prindërit e mi po shihnin që po mërzitesha në shkollë dhe kisha nevojë për diçka frymëzuese, kështu që më regjistruan në ‘’Extension School”.’’
Adoleshenti thotë se nuk ka për t’u ndalur dhe se është duke planifikuar edhe të ndjekë fakultetin Juridik dhe aktualisht është duke shkruar edhe një libër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



