E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetëvaret në një kasolle gruaja shqiptare, e dëboi gjykata nga shtëpia
Lajme

Vetëvaret në një kasolle gruaja shqiptare, e dëboi gjykata nga shtëpia

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Sperlonga të Italisë, ku drejtësia e Gjykatës së Apelit në Terracino është kthyer në “bumerang” dhe i ka kushtuar jetën një gruaje shqiptare të moshës 54 vjeçare.

Gjykata vendosi që gruaja shqiptare me nënshtetësi italiane të dëboheshe nga shtëpia ku jetonte, për shkak të problemeve të trashëgimisë. E dëshpëruar dhe në gjëndje të rëndë mendore, gruaja ka varur veten në një kasolle bujqësore fare pranë shtëpisë që ajo do duhej të braktiste.

Trupin e pajetë e ka gjetur i shoqi i cili ka lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën, pavarësisht se gjithçka kishte marrë fund për 54 vjeçaren.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.