E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Vetëvrasja e gazetarit Kastriot Myftaraj’, provat që u injoruan nga prokurori i çeshtjes
Lajme

‘Vetëvrasja e gazetarit Kastriot Myftaraj’, provat që u injoruan nga prokurori i çeshtjes

Disa prova të reja vënë në dyshim versionin zyrtar, atë vetëvrasjes, në dosjen e vdekjes misterioze të gazetarit Kastriot Myftaraj.

Prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Falaj, ka kërkuar që ta mbyllë si vetëvrasje dosjen e vdekjes së Myftaraj, duke kryer një hetim të mangët dhe anashkakuar analizimin e provave të rëndësishme, siç janë dy shenja gishtash, një njollë gjaku e ndryshme dhe një person me të cilin ka folur për herë të fundit në telefon.

Gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj ndërroi jetë më 7 korrik të vitit 2022, në rrethana misterioze, por me version zyrtar vetëvrasje: Duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në Tiranë.

Ka dyshime të forta se gazetari më polemizues në Shqipëri, i njohur për teoritë konspirative dhe zbulimin e të shkuarës së personazheve publikë, është eliminuar.

Mediat shkruajnë se një njollë gjaku në vendin e ngjarjes, e ndryshme nga gjaku i gazetarit të ndjerë. Prokurori i çështjes nuk ka kërkuar se kujt i përket njolla e gjakut, gjë që duhet të ishte një hap elementar i hetimit.

Në dritaren ku pretendohet se është hedhur Mytaraj janë konstatuar jo një, por dy shenja gishtash, sot ende të paidentifikuar se kujt i përkasin.

Nga ana tjetër, të gjithë miqtë e tij kanë konfirmuar se Myftaraj nuk ka patur asnjë shenjë depresive, madje ishte më aktiv se kurrë, përfshirë edhe në rrjetet sociale.

Sëmundja e tij nuk ishte e rëndë dhe sipas mjekëve ishte plotësisht e shërueshme.

Ndërjaq, nëna e Myftarajt ka shprehur bindjen se djalin ia kanë vrarë.

Gjithashtu, Myftaraj po priste dikë pak minuta pasi u hodh apo e hodhën nga ballokoni. Ai ishte bërë gati dhe kishte folur me dikë në telefon.

Nuk është hetuar se kush ishte personi i fundit me të cilin Myftaraj ka folur në telefon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.