Vetingu dhe strategjia e kriminelëve për të sfiduar drejtësinë
Çfarë ndryshoi reforma në drejtesi që gjyqet të mos merren peng nga kriminelët? Asgjë!!! Dritan Dajti prej vitit 2009 ka bllokuar procesin e tij gjyqësor dhe tashmë po kopjohet në mënyre perfekte edhe nga miku i tij Emiljano Shullazi e “ushtarët” e tij!
Dy personazhet e njohur te botës së krimit Dritan Dajti e Emiljano Shullazi edhe nga qelia e burgut po vazhdojnë miqësinë mes tyre duke ndjek të njejtën strategji për zvarritjen e procesit gjyqesor! Loja me avokatë tashmë është bere zakon pranë Gjykates së Krimeve të Rënda nga këta dy personazhe që prej vitesh kanë sfiduar drejtësinëne Shqiperi!
Dritan Dajti prej vitesh ka bllokuar procesin gjyqesor ndaj tij tashme ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda duke mos lejuar togat e zeza te shprehen me vendimin per akuzen e vrasjes se 4 punonjesve te policise se shtetit! Fillimisht prane Shkalles se Pare e tashme edhe prane Apelit per Krime te Renda duke zvarritur pafundesisht kete proces me lojra proceduriale dhe arsyetime banale! Vetem e vetem me shpresen se gjyqtaret qe po gjykojne ate nuk do te kalojne “Vetingun” dhe procesi ndaj tij do bllokohet e me ardhjen e gjyqtareve te tjere do ta rikthej dosjen per gjykim perseri ne Shkallen e Pare ku te perfitoj gjykim te shkurtuar dhe automatikisht ti shpetoi denimit me burgim te perjteshem!
Kete strategji, sic duket eshte duke ndjekur edhe miku i tij Emiljano Shullazi me “ushtaret” e vet prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda ku nen “keshillimin” e Dajtit po zvarrit vazhdimin e procesit gjyqesor! Edhe keta te pandehur duke shfrytezuar pafuqine proceduriale te Gjykates po vazhdojne lojrat me mungesen e avokateve me te vetmin qellim zvarritjen e dhenies se pretences se prokurorise dhe me pas vendimin e Gjykates!
Sic duket edhe keta te pandehur presin qe prokuroret dhe gjyqtaret e ceshtjes ti nenshtrohen “Vetingut” me shpresen e largimit te tyre dhe me pas me strukturen e re te Prokurorise se Perkohshme te perfitojne lehtesimin e pozites penale! #Mendoj se disa prej “reformatoreve” te drejtesise, edhe pse ishin te njohur me praktiken zvarritese te gjyqit “Dajti” nuk moren asnje iniciative (me dashje) per te ndryshuar proceduren penale qe lojrat me avokatet ne proces gjyqesore te evitoheshin!
Mos ndryshimet e kesaj procedure, i ka lene hapesire edhe te tjereve si Shullazi me “kompani” te bejne te njejtet lojra dhe sfidojne drejtesine! “Reformatoret” mesa duket kishin si qellim te vetem largimin e disa prokuroreve dhe gjyqtareve, emrat e te cileve jane listuar nga subjektet politike qe ne disa raste po zbatohen me perpikmeri nga “Vetingsat”!
Keta “reformatore” na “mbushen” mendjen se po largojne te korruptuarit nga sistemi por nuk na thane se proceset ne emer te reformes do zvarriten pa fund sic po ndodh dhe qe rrezikohet qe shume kriminel te dalin ne rruge per shkaqe proceduriale te afateve te paraburgimit!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



