KPK ka vendosur sot të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli.
Gjyqtari ka pasur probleme të shumta me pasurinë. Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Alks Nikolli përbëhej nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar.
Aleks Nikolli është një nga gjyqtarët që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, i dënuar për vrasjen e 4 policëve, Dëshmorë të Atdheut.
Nikolli është diplomuar për drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe nga viti 2001 deri në vitin 2004 ai ka mbaruar studimet në shkollën e Magjistraturës.
Në vitin 2015, ka marrë titullin “Doktor shkencash” në Universitetin Europian të Tiranës. Nga viti 2004 deri në vitin 2016 ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe nga viti 2016 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.



