E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Vettingu të fillojë nga unë”, Basha i përgjigjet Ramës: Është i njëjtë me të gjyqtarëve, do ta votosh pro?
Lajme

“Vettingu të fillojë nga unë”, Basha i përgjigjet Ramës: Është i njëjtë me të gjyqtarëve, do ta votosh pro?

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur thirrjes së Ramës për të filluar negociatat për ligjin e vettingut.

Basha tha se nuk ka asnjë gjë për të negociuar, pasi ligji është i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pjesë nga deklarata

Ligji është negociuar njëherë është identik me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që është miratuar me konsensusin, gjuha është e njëjta me atë që u votua për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk ka mbetur asgjë për negociuar. I njëjti rregull, kemi propozuar të shtohen subjektet, të shtohen politikanët, ose votohet ose rrëzohet. Ne e votojmë pro, opozita ka marrë vendim nga Elbasani, për ta votuar pro. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro ose jo. Ai ka një detyrë të mos pengojnë e ta sjellë në seancë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.