VETTINGU ‘ZHDUK’ NGA DREJTËSIA ‘PESHKUN E PARË’: SHKARKOHET GJYQTARI FATOS LULO
Shkarkohet gjyqtari i Kushtetueses Fatos Lulo.
Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancës dëgjimore.
Ditën e djeshme nisi seanca e parë dëgjimore e KLP me Fatos Lulo por ky i fundit nuk ka qenë fare në komision. Lulo ka dërguar avokatin e tij Ardian Vishaj për të dhënë llogari para Komisionit të përbërë nga Genta Tafa Bungo, relatorja Etleda Çiftja e Brunilda Bekteshi. Vishaj u pyet pas verifikimit të dosjes së klientit të tij i cili prej vitit 2013 kryen detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Sakaq, në këto momente është komunikuar edhe vendimi për të shkarkuar gjyqtarin i cili nuk e ka kaluar “vettingun” Analiza e pasurisë ishte një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Sipas raportit të ILDKP Fatos Lulo nuk e justifikon pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë. Gjithnjë sipas raportit të ILDKP, Lulo ka fituar përmes një kontrate dhurimi një paratament në “Rrugën e Durrësit”, shuma prej 100 mijë dollarësh të dhuruara, posedon në bankat kanadeze 480 mijë dollarë kanadezë si dhe zotëron një shtëpi në Kanada
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



