VIDEO/ Ankesa e qytetarit: Kushtet skandaloze në pediatrinë e spitalit “Nënë Tereza
Prej vitesh shëndetësia shqiptare ndodhet në kolaps. Mjekë që po ikën dita-ditës, kushte skandaloze në spitalet e vendit, shërbime vetëm kur marrin ryshfet, janë këto disa nga cilësitë me të cilat përballesh sapo zgjedh të drejtohesh në spitalet shtetërore në Shqipëri. Një qytetar i cili ka shkuar në pediatrinë e spitalit “Nënë Tereza”, QSUT në Tiranë, për të shtruar fëmijën e tij të sëmurë, tregon se ambienti në spitalin ku është vendosur i mituri që është me ftohje, ka lagështi, është shumë ftohtë, teksa veç shqetësimit të qytetarit, pamjet e mbërritura në redaksi flasin vetë, ku ambienti më shumë të ngjason me një burg se sa një pediatri për të vegjlit.Qytetari, si prind që është ndihet i shqetësuar duke theksuar se me kushtet që ofron spitali fëmija mund të bëhet me astmë, ndërsa shton më tej se ka bërë ankesë që ditën e enjte, por spitali ende nuk ka marrë masa.
VIDEO/ Ankesa e qytetarit: Kushtet skandaloze në pediatrinë e spitalit “Nënë Tereza pic.twitter.com/ijA38kSB1v
— Publik Media (@PublikLive) January 23, 2023
Letra dhe Video/ Pershendetje Jam ne pediatrin e spitalit nen tereza kam shtruar femijen per ftohje te rend dhe me kto kushte do behet dhe me azem kam ber dhe ankes qe diten e ejnte dhe nuk kan mare masa fare, sot dite e hene gjendja esht keshtu si ne video
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



