VIDEO/ Arrestohen dy policët malazezë që ushtruan dhunë ndaj profesor Petraq Milos
Tirana zyrtare duhet të kishte reaguar me kiohë pasi video ka rreth një muaj më parë por për turoin tonë akoma as nuk i është bërë një telefonatë Abazoviçit për t'i kërkuar llogari Republikës së Malit të Zi.
Dhuna shtazarake e policit malazez është shokuese. pic.twitter.com/COZtiEJks9
— Publik Media (@PublikLive) February 21, 2023

Janë arrestuar së fundmi, dy efektivët e policisë malazeze, të cilët dhunuan profesorin e njohur Petraq Milo, në doganën e Muriqanit. Mediat malazeze njoftojnë se dy policët të cilët shfaqen në video duke dhunuar pedagogun shqiptar, janë tashmë në pranga.
Ngjarja e rëndë ndodhi me 15 janar dhe media i ka publikuar pamjet, por vetëm sot janë marrë masat. Bëhet me dije se janë arrestuar Nikola Bojleviç dhe Dragan Shqekiq.
Sipas raportimeve Nikola Boljevic gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



