VIDEO/ Arrestohen prindërit që po bënin spektakël me fëmijën e tyre
Po bënin spektakël me foshnjën e tyre në rrugë, një çift rusësh është vënë në pranga në Malajzi.
Siç edhe duket në pamje, babai i fëmijës e kapte nga këmbët dhe e lëkundte fort, ndërsa në fund nisi ta hedhë në ajër duke trembur edhe kalimtarët, të cilët kanë ndërhyrë.
Prindërit, që janë të dy te të 20-at, po udhëtojnë nëpër Azinë Juglindore, ku ofrojnë performanca për publikun në këmbim të parave.
Videoja 90-sekondëshe u hodh në Facebook nga një përdorues i rrjetit social, i cili e përshkroi si ‘akt të frikshëm papërgjegjshmërie, i cili mund t’i kishte shkaktuar fëmijës dëmtime fizike’.
Facebook zgjodhi të mos e hiqte videon, me argumentin se pamjet filmike mund të ndihmonin t’i vihej në ndihmë fëmijës në fjalë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



