E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e studentëve të ngujuar te Ekonomiku
Lajme

VIDEO/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e studentëve të ngujuar te Ekonomiku

Mbrëmjen e sotme rreth 200 studentë u janë bashkuar studentëve të ngujuar prej tre ditësh në fakultetin Ekonomik, ku kanë zhvilluar një mbledhje duke hedhur në votim nëse do të vijojnë ose jo bojkotin e mësimit.

Nga kjo mbledhje ata kanë votuar pro bojkotit, duke u shprehur njëzëri se nuk do të futen në mësim dhe kërkojnë që kryeministri Edi Rama të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre të parashtruara që në fillim të muajit dhjetor, e këtë duhet ta bëjë me ligj, pasi ata shprehen se nëse nuk miratohen me ligj, nuk kanë besim.

“Ligji për arsimin e lartë duhet rrëzuar, Universiteti është i yni dhe tani do të ngujohemi të gjithë. Partitë politike t’i mbajnë larg këlyshët e tyre. Rama të mos guxojë të cënojë kauzën tonë. U bëjmë ftesë edhe pedagogëve të na bashkohen. Ngujimi do të jetë pa afat”, janë shprehur studentët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.