E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Dronët kamikazë ukrainas godasin raketat nukleare ruse ‘Satan-2’
Bota

VIDEO/ Dronët kamikazë ukrainas godasin raketat nukleare ruse ‘Satan-2’

Mediat ndërkombëtare raportojnë se dronët kamikazë ukrainas kanë goditur një raketë nukleare ruse ‘Satan-2’, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.

🎥Shiko Videon

Një depo sekrete armatimesh në rajonin Tver të Rusisë, ku mbahej një prej raketave nukleare ‘Satan-2’ u sulmua mëngjesin e të shtunës nga disa dronë ukrainas.  Njoftohet se depoja ndodhej  rreth 16 km larg një depoje armësh të cilësuar si të ‘pashkatërrueshme’ nga autoritetet ruse, por që u rrafshua pas një sulmi nga ajri ditën e mërkurë.

Pretendimi se raketa e shkatërruar ditën e shtunë ishte një nga raketat nukleare ‘Satan-2’ erdhi nga një kanal rus në rrjetin social Telegram.

Re në formë kërpudhe, të ngjashme me ato të shkaktuara nga shpërthimet nukleare, u panë të pushtonin qiellin, ndërsa pamjet e flakëve mbi rajonin Tver u regjistruan edhe nga satelitët e NASA-s.

Ukraina ka rritur prodhimin e dronëve gjatë dy viteve të fundit, çka është shoqëruar edhe me një numër të lartë sulmesh brenda territorit rus. Sulmi më i madh me dronë nga Ukraina ishthe ai që goditi Moskën më herët gjatë muajit shtator, duke shkaktuar të paktën një viktimë, ndërsa shkatërroi ndërtesa dhe ndërpreu fluturimet nga aeroportet e Moskës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.