VIDEO-FOTO/ Banorët e “Astirit” tentojnë të futen në Parlament, deputetët e opozitës i bashkohen protestës
Protestuesit kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të Parlamentit, ku është duke folur Kryeministri Edi Rama.Banorët kanë hedhur në drejtim të forcave të rendit tymuese dhe janë përleshur dhe fizikisht.

Në foto Zv.Drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, i cili është gërrvishtur në fytyrë nga konfrontimi me banorët e Unazës së Re.

Edhe deputetët e opozitës i janë bashkuar protestës së banorëve të Unazës së Re para Parlamentit. Pranë protestes janë deputetët e PD, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Luan Baçi, Myslym Murrizi, Endrit Brahimllari i LSI etj.
Mes protestuesve ka qene edhe Sali Lushaj, babai i reperit te njohur Stresi, qe aktualisht ndodhet ne burg, pasi u kap ne nje dhome hoteli me arme dhe droge.




















Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




